Botë
Kriza e emigrantëve, Hungaria gati të ndërtojë murin me Rumaninë
21.01.2016 14:45
Nëse emigrantët ndryshojnë itinerarin e tyre, duke kaluar nga Rumania në vend të Kroacisë, Hungaria është e gatshme të ndërtojë që nesër murin në kufirin me Rumaninë...

Sipas ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijarto, kufijtë jugorë të Evropës janë ende të hapura për qindra e mijëra emigrantë që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika, gjë e cila, sipas tij, ka vënë në dyshim të ardhmen e Shengenit.
“Jemi gati, kemi përgatitur terrenin dhe punimet e nevojshme për ndërtimin e murit në kufirin me Rumaninë, nëse do të na duhet ta ndërtojmë, ne jemi gati që nesër dhe mund ta ndërtojmë brenda ditës”- deklaroi ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijarto.
Ai tha se do të kërkojë krijimin e një force të përbashkët evropiane për të frenuar rrjedhjen e emigrantëve që vijnë nga kufijtë detarë të Greqisë. Zijarto tha se ka një plan B nëse Greqia refuzon bashkëpunimin me Maqedoninë dhe Bullgarinë.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, u kritikua ashpër nga BE për ndërtimin e barrierave kufitare me Serbinë dhe Kroacinë, por ka marrë mbështetjen e popullit të tij për të mos lejuar hyrjen e klandestinëve në vend.
LEUNORA KALIQI
