Botë
Afganistan, HRW dënon sulmin ndaj televizionit afgan
21.01.2016 15:17
Një minibus që transportonte punonjës të televizionit të njohur afgan, Tolo News, është sulmuar nga një vetëvrasës, i cili hodhi veten në erë në afërsi të tij...

Një minibus që transportonte punonjës të televizionit të njohur afgan, Tolo News, është sulmuar nga një vetëvrasës, i cili hodhi veten në erë në afërsi të tij, deri sa po lëvizte pranë Ambasadës ruse në Kabul, si pasojë e të cilit janë raportuar shtatë viktima dhe rreth 27 të plagosur.
Katër nga shtatë viktimat ishin femra, ndërsa shumica e të lënduarve ishin punonjës të televizionit. Presidenti afgan, Ashraf Gani, e konsideroi sulmin një akt të dobët të njerëzimit, ndërsa shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah, e quajti atë një sulm mbi median që punon pa u lodhur për të mbajtur kombin të informuar.
Gjithashtu sulmin e ka dënuar Human Right Watch, duke theksuar se sulmi në minibusin që transportonte punonjësit e televizionit Tolo është një “mizori e projektuar për ta minuar lirinë e brishtë të medieve në Afganistan”.
Talebanët dhe individë të caktuar të cilët përfaqësojnë grupin me ideologji të “Shtetit Islamik” kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa Tolo News e kanë cilësuar si “agjenci spiunimi”.
Televizioni Tolo është një televizion i pavarur afgan, ku pos televizionit ka program edhe në radio dhe faqen në internet.
Gazetarët afgan viteve të fundit ballafaqohen me kërcënime dhe dhunë, në veçanti për raportimin e drejtë të tyre për çështje thelbësore shqetësuese për shtetin afgan nga organizata apo individë të caktuar për shkak të përkrahjes së dobët të organizatave të gazetarisë afgane dhe mungesës së pjesëmarrjes së atyre ndërkombëtare, theksojnë nga organizata “Human Right Watch”.
LEUNORA KALIQI
