Botë
Tiranë, PS–PD akuzohen për ngjarjen e 21 janarit 2011
21.01.2016 15:47
Foltorja e parlamentit është shndërruar sot në një arenë debatesh mes deputetëve socialistë e demokratë, duke akuzuar njëri-tjetrin për ngjarjet e 21 janarit 2011...

Foltorja e parlamentit është shndërruar sot në një arenë debatesh mes deputetëve socialistë e demokratë, duke akuzuar njëri-tjetrin për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur mbetën të vrarë 4 persona të pafajshëm. Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën e sotme se ajo është shkaktare për ngjarjet, pasi donte të bënte grusht-shteti.
Ka reaguar menjëherë deputeti socialist, Erjon Brace, sipas të cilit Berisha i ka urdhëruar vrasjet e katër personave jashtë rrethimit të kryeministrisë.
Më herët, në një takim me familjarët e viktimave, kryeministri, Edi Rama, tha se drejtësia e vërtetë do të bëhet kur të miratohet reforma.
Familjarët e viktimave deklaruan se nuk do të gjejnë paqe derisa të ndëshkohen autorët e vrasjeve të tyre.
Më 21 janar të vitit 2011, gjatë një proteste të organizuar nga partia socialiste, atëherë në opozitë, gardistët e kryeministrisë vranë katër protestues, ndërsa aktualisht asnjë i akuzuar nuk ndodhet në burg për të vuajtur dënimin.
LULJETA NDOKA
