Maqedoni

KQ i LSDM-së me vendim: të shtyhen zgjedhjet më 24 prill

21.01.2016 15:49

Mbrëmë vonë, Këshilli Qendror i Lidhjes Socialdemokrate ka miratuar vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit...

Mbrëmë vonë, Këshilli Qendror i Lidhjes Socialdemokrate ka miratuar vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit, për të cilat shumica në kuvend mori vendimin.
 
Lideri i kësaj partie, Zoran Zaev, tha se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje derisa organizimi i tyre nuk do të jetë i pranueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.
 
Sipas tij, Marrëveshja e Përzhinës duhet të gjejë zbatim të plotë, teksa konsiderojnë se pastrimi i listës zgjedhore dhe reformat në media janë çështje të domosdoshme për zgjedhje të drejta dhe demokratike.  
 
“Nuk ka zgjedhje të drejta dhe demokratike pa vetërregullim të mediumeve dhe dhënie të hapësirës mediatike të drejtë për të gjitha partitë politike pa efektin kohë para zgjedhjeve. Për LSDM nuk janë të pranueshme zgjedhjet pa pastrim në kohë të listës zgjedhore dhe vetërregullim të mediumeve, për këtë arsye në zgjedhje më 24 prill LSDM nuk do të marrë pjesë”- deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
 
Megjithatë, LSDM do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë teknike deri më 24 shkurt.
 
“Nëse deri atëherë nuk arrihet marrëveshje për shtyrjen e datës së zgjedhjeve, LSDM do t’i bojkotojë zgjedhjet e 24 prillit”, tha Zaev. 
 
NAIM RAMADANI