Botë

Mitrovicë, Ivanoviq dënohet me nëntë vjet burg, të tjerët të pafajshëm

21.01.2016 16:04

Lideri i Nismës “Serbia, drejtësia, demokracia”, Oliver Ivanoviq, i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000, është shpallur fajtor dhe është dënuar me nëntë vjet burg...

Ivanoviq është shpallur fajtor vetëm për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

Aktgjykimi është shpallur në Gjykatën Themelore në veri të Mitrovicës nga një gjykatës i Misionit EULEX.

Përveç Ivanoviqit, të akuzuar për krime sipas të njëjtës aktakuzë kanë qenë edhe Dragolub Delibashiq, Illija Vujaçiq, Nebojsha Vujaçiq dhe Alaksandar Llazoviq.

Që të katërt me vendimin e sotëm, në mungesë të fakteve, janë shpallur të pafajshëm. Aktgjykimi është shpallur nën masa të shtuara të sigurisë. Ivanoviq është arrestuar më 27 janar të vitit 2014.