FA Cup, Tottenham e Liverpool në raundin e 4-t

21.01.2016 16:25

Tottenham kualifikohet në fazën e katërt të FA Cup pas 90 minutëshit të dytë kundër Leicester të fituar me rezultatin e pastër 2-0..

“Gjelat” e Londrës dominuan kundërshtarët në “King Power Stadium” për të prerë biletën e raundit të ardhshëm edhe pse sfida e parë ishte mbyllur në barazim 2-2.
 
Ndeshja nisi me një ritëm të çmendur nga të dyja skuadrat dhe sinjalin e parë e dha Dyer që në minutën e 5, ndërsa Tottenham replikoi me Erikssen në të 11-ën. 6 minuta nga fundi, Son Heung-min bëri gjithçka mirë nga e djathta e sulmit duke shënjestruar portën me një goditje të kalibruar që nuk i dha asnjë mundësi portierit kundërshtar.
 
Me fillimin e pjesës së dytë loja u duk e ekujlibruar dhe rastin e parë të vërtetë e krijoi Harry Keane që vetëm pak sekonda pas futjes në lojë goditi me të djathtën në minutën e 62-të por gardiani danez i mohoi golin e parë pesronal.
 
4 minuta më pas, Chadli përfitoi nga një asist i Son duke shënuar edhe golin e dytë të takimit. Në fazën e katërt, Tottenhami do të ndeshet me skuadrën e Colchester.
 
Në takimin tjetër, Liverpool nuk hasi vështirësi ndaj modestëve të Exeter City duke kaluar 3-0 me një biletë në xhep për në fazën tjetër. Jurgen Klopp hodhi në fushë një skuadër të re dhe ishte pikërisht Joe Allen që shënoi golin e parë në minutën e 10 duke i dhënë oksigjen ekipit vendas në “Anfield Road”. Ojo dhe Carlos vulosën fitoren e të kuqve në pjesën e dytë.
 
Për të siguruar kualifikimin në 1/8-at, Liverpooli do të ndeshet me lodinezët e West Ham në fazën tjetër.