Futboll

Shkendija redukton numrin e lojtareve

21.01.2016 16:49

Një ditë pas rikthimit nga përgatitjet një javore në Ohër, drejtuesit e klubit kanë vendosur që të reduktojnë...

Një ditë pas rikthimit nga përgatitjet një javore në Ohër, drejtuesit e klubit kanë vendosur që të reduktojnë numrin e futbollistëve që do të jenë pjesë e ekipit të parë në gjysmësezonin pranveror.
 
Me marrëveshje të dyanshmë është ndërprerë bashkëpunimi mesfushorin Muhamed Useini dhe mbrojtësit Sedat Berisha e Xhelil Abdulla. Të tre lojtarët kishin kontratë deri në verë, mirëpo në kërkim të hapsirave për të luajtur kanë vendosur që rastin e tyre ta kërkojnë jashta Shkëndijës.
 
Ndërkohë dy futbollistë të rinjë dhe me perspektivë Demir Imeri dhe Meriton Korenica 6 muajt e ardhshëm do të luajnë si huazim në ekipe tjera. Sulmuesi i krahut Imeri në gjysmësezonin pranveror do të luajë si futbollist i huazuar për Renovën, pasi në vjeshtë ishte pjesë e Horizont Turnovës.
 
Ndërkohë mesfushori kosovar Meriton Korenica i është dhënë në formë huazimi ekipit të Metalurgut nga Shkupi, ku besohet që të ketë më shumë hapsirë për të luajtur.