Maqedoni
Gostivar-RDK akuzon Komunën: Nuk ka siguruar transport për nxënësit
21.01.2016 17:02
Dega e RDK-së në Gostivar ka akuzuar sot komunën se po i detyron nxënësit e shkollave të mesme të paguajnë vetë për transportin e tyre, edhe pse transporti për ta është falas me ligj...

Dega e RDK-së në Gostivar kërkon që organet kompetente të merren me këtë rast, duke e cilësuar këtë si skandalin e radhës të drejtuesve të Komunës së Gostivarit.
“Sot, në ditën e parë të fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, të gjithë nxënësve dhe transportuesve të transportit të nxënësve u është dhënë urdhër që secili nxënës personalisht të paguaj transportin nga dita e sotit e deri më 05 shkurt të vitit 2016. Opinioni publik duhet të kuptojë qartë se për ç’farë arsye detyrohen nxënësit të paguajnë për transportin e nxënësve. A ndodh kjo për shkak se Komuna e Gostivarit është vonuar me shpalljen e tenderit publik për transportin e nxënësve apo tentohet të bëhet ndonjë manipulim tjetër”- thuhet nga RDK-Gostivar.
