Botë

Një polic tunizian e humbi jetën në përleshjet me protestuesit

21.01.2016 18:01

Një polic tunizian e humbi jetën në provincën Kasrin në pjesën perëndimore të Tunizisë, në përplasje me një grup demonstrantësh të rinj, të cilët e kanë përmbysur automjetin e tij gjatë protestave kundër shkallës së lartë të papunësisë...

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valid Lugini deklaroi se protestuesit e kanë sulmuar policin, derisa ka tentuar të dalë nga automjeti gjatë protestave në qytetin Ferian në provincën Kasrin.
 
Trazirat filluan të dielën kur një djalë vdiq nga elektro shoku, pasi u ngjit në një shtyllë elektrike për ta shprehur pakënaqësinë e tij për shkak të asaj se nuk është pranuar në një shërbim shtetëror, ndërsa protestat ditëve në vijim u përhapën në më shumë qytete, duke e përfshirë edhe kryeqytetin Tuniz.
 
Në Tuniz shkalla e papunësisë është rreth 15 për qind ndërsa ajo është shumë më e lartë jashtë kryeqytetit. Në mesin e të rinjve janë 30 për qind të papunë.
 
Nga fillimi i protestave të dielën rreth 40 persona janë lënduar në përplasjet midis policisë dhe protestuesve në mbarë vendin./mia