Maqedoni
Zënka në Saraj, Jusufi: Isa Boletini është i mirëseardhur
21.01.2016 15:14
38 vjeçari, Ali Jusufi, nga fshati Gërçec, u ka kërkuar sot falje publike funksionarëve të lartë të BDI-së të cilët i sulmoi dje me akuza të rënda...

Sa i përket fjalëve që dëgjohen gjatë zënkës se ai është kundër vendosjes së skulpturës së Isa Boletinit në Saraj, ai thotë se është keqinterpretuar, pasi asnjë shqiptar nuk mund të kundërshtojë ardhjen në Saraj të heroit tonë kombëtar.
“Dje kalova rastësisht në Komunën e Sarajit dhe pashë që ishin mbledhur disa njerëz. Kërkoj falje se nuk e kam ditur që janë ministrat Neziri dhe Ademi. Nëse ka dikush që flet për Isa Boletinin, ai është heroi ynë dhe është i mirëseardhur në Saraj, se edhe unë jam donator i asaj përmendore. Kemi dhënë para për të se Isa Boletini është hero i shqiptarëve të të gjithë Ballkanit. Më datën 23, të shtunën, të gjithë do ta mirëpresim Isa Boletinin. Unë nuk jam kundër BDI-së, ne Ali Ahmetin e duam dhe gjithnjë do ta përkrah”- tha Ali Jusufi.
