Maqedoni

Më ftohtë në Berovë dhe Kriva Pallankë

22.01.2016 09:01

Temperaturat më të ulëta në Maqedoni, minus 13 gradë, sot në mëngjes në orën shtatë është matur në Berovë...

Temperaturat më të ulëta në Maqedoni, minus 13 gradë, sot në mëngjes në orën shtatë është matur në Berovë, e ndjekur nga Kriva Palanka me minus 11 gradë dhe në Mavrovë me minus dhjetë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
 
Në Lazaropole dhe në Krushevë janë regjistruar minus tetë gradë, minus shtatë në Dibër, minus gjashtë në Strumicë, Pretor dhe Shtip,   minus 5 në Kumanovë dhe në Vinicë, minus 4 në Shkup, Manastir, Prilep, Tetovë dhe Ohër, minus dy në Demir Kapia, minus një në Kavadar dhe Dojran, dhe zero gradë në Gjevgjeli.
 
Lartësia e borës me 33 centimetra ka në Mavrovë, 27 në Lazaropole, 25 në Berovë, 17 në Pozharane dhe Krushevë ...
 
Moti sot do të jetë kryesisht me diell, pasdite në pjesët perëndimore me vranësira. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, veçanërisht në pjesët lindore dhe përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3 gradë Celsius.
 
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me erë të dobët në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me temperaturë maksimale deri në 0 gradë Celsius.
 
Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit stabil dhe të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Më ftohtë do të jetë nesër në mëngjes, kur në shumë vende temperatura do të ulet nën -12 gradë Celsius. Nga mesi i javës do të ketë ngritje të konsiderueshme të temepraturave, kumtoi DPHM./Mia