Maqedoni

Në 10 aksidente për 24 orë në Shkup janë lënduar shtatë persona

22.01.2016 09:25

Shtatë persona janë lënduar në pesë nga gjithsej 10 aksidente trafiku të regjistruara nga policia e trafikut në 24 orët e fundit në Shkup...

Në dy aksidente me lëndime të rënda trupore kanë kaluar dy këmbësorë. Në tre aksidente të tjera, janë lënduar më lehtë një shofer veture, dy drejtues të një automjeti transportues motorik , dy udhëtarë dhe një çiklist. Është kryer ekspertizë edhe në pesë aksidente me pasojë dëm material.
 
Gjatë ditës së kaluar policia ka zbuluar dhe penalizuar 27 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes së automjetit, katër nuk u kanë dhënë të drejtën e kalimit të këmbësorëve në një kalim për këmbësorë, katër shoferët nuk i kanë respektuar shenjat e dritave në udhëkryqe, si dhe 13 shoferë të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurimi ose kanë qenë duke folur në telefon celular. Janë sanksionuar dhe 29 këmbësorë, të cilët kanë kaluar në vendkalim jo për këmbësorë.
 
Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" dje nga policia e trafikut janë larguar 79 automjete, të cilat kanë penguar trafikun normal.
 
MPB informon se ora sot 10 deri 14 Shoqata e operatorëve të varrimit do të mbajë një protestë paqësore para Institutit të Mjekësisë Ligjore në bul. "Nënë Tereza", prej ku protesta vazhduan për në Ministrinë e Shëndetësisë, Kuvendin e Qytetit të Shkupit dhe do të përfundojë në rr. "Pariska" para SPQ "8 Shtatori". Me fillim në ora 11 para ndërtesës së Qeverisë protestë paqësore do të mbajë Shoqata kombëtare e autoshkollave, instruktorëve dhe shoferëve "Obuka L"./Mia