Maqedoni

Pastrimi i listës zgjedhore, KShZ: Kryqëzohen të dhënat nga 13 institucione

22.01.2016 12:38

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë vonë ka miratuar procedurë për shfrytëzimin dhe përpunimin...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë vonë ka miratuar procedurë për shfrytëzimin dhe përpunimin e të dhënave bazë gjatë kryerjes së kontrolleve të kryqëzuara në baza të ndryshme të të dhënave dhe evidencës.

Kjo parasheh që gjatë pastrimit të listës duhet të kryqëzohen të dhënat nga 13 institucione shtetërore: Fondi për Shëndetësi, MPB, Fondi për Sigurim Shëndetësor, DAP, Enti Shtetëror i Statistikave, Kadastra, Banka Popullore, komunat, “Uji dhe kanalizimi”.

Për të filluar me punë konkrete tek lista zgjedhore, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pret metodologjinë të cilën duhet ta propozojnë dhe ta kalojnë partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes se Perzhinës.

Para disa ditësh, VMRO-DPMNE dhe BDI kumtuan se këtë ia lënë si obligim KShZ-së, që ajo ta përcaktojë të njëjtën, ndërkohë që partitë do ta mbështesin atë të cilën e përcaktojnë anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.