Botë

Japoni, tërhiqen sanksionet kundër Iranit

22.01.2016 13:04

Japonia i ka tërhequr sot sanksionet kundër Iranit, pas konfirmimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore javën e kaluar...

Japonia i ka tërhequr sot sanksionet kundër Iranit, pas konfirmimit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore javën e kaluar, se Teherani i ka përmbushur përkushtimet e veta për kufizimin e programit atomik në bazë të marrëveshjes me fuqitë botërore.

Në kuadër të sanksioneve të Japonisë kundër Iranit ishin të përfshira edhe pezullimet e investimeve të reja në sektorin e naftës dhe gazit në Iran.

Më parë, edhe Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara i kanë tërhequr sanksionet e ndërlidhura me programin atomik të Iranit, sipas marrëveshjes së arritur më 16 korrik të vitit të kaluar.