Botë

Obama planifikon samit botëror për refugjatët

22.01.2016 13:27

Presidenti amerikan, Barack Obama, planifikon ta organizojë një samit për refugjatët globalë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në muajin shtator...

Për këto plane, Obama ka biseduar në telefon me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Qëllimi i takimit të planifikuar është të “sigurohet përkushtim i ri dhe konkret për zgjerimin e mundësive për refugjatët në të gjithë botën dhe mbështetje për shtetet në linjën e parë të frontit”, theksohet në kumtesë.

Obama dhe Merkel, më tutje, janë pajtuar se një konferencë e donatorëve që do të mbahet muajin e ardhshëm në Londër është mundësi për “nxitjen e përpjekjeve globale” për shqyrtimin e krizës humanitare në Sirinë e shkatërruar nga lufta.