Maqedoni
Kallëzim penal për një dibran për "shkretimin e pyjeve"
22.01.2016 14:33
Stacioni i policisë së Dibrës parashtroi kallëzim penal kundër A.L. (46) nga fshati Xhepçisht i Dibrës...

Stacioni i policisë së Dibrës parashtroi kallëzim penal kundër A.L. (46) nga fshati Xhepçisht i Dibrës për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë për kryerjen e verpës penale "shkretimin e pyjeve".
Siç informon sot MPB-ja , i denoncuari nga maji deri në qershortë vitit të kaluar, në kundërshtim me Ligjin për pyje dhe pa miratim për prerje të druve, të dhënë nga organi kompetent, ka kryer prerjen e rreth 200 trungjeve të ahut.
Masën e tërësishte të druve të prera, i denoncuari A.L në mëyrë ilegale e ka përvetësuar dhe e ka shitur. Ai, duke e dëmtuar Ndërmarrjen Publike "Pyjet e Maqedonisë" ka fituar pasuri kundërligjore prej 114 mijë denarëve./Mia
