Botë

ShBA, miliona qytetarë përgatiten për stuhinë

22.01.2016 16:29

Stuhia, që pritet t’i godasë Shtetet e Bashkuara, pritet të sjellë nivele rekorde të borës në Uashington dhe regjionin mesatlantik...

Më shumë se 50 milionë njerëz janë paralajmëruar për stuhi paralizuese të premten, e cila do të sjellë 60 cm borë brenda pak orësh.

Stuhia mund të rezultojë me shkyçje të energjisë elektrike në disa pjesë dhe të pengojë të gjitha format e komunikacionit.

Këto paralajmërime bënë që njerëzit të furnizohen me artikuj të shumtë ushqimorë dhe higjienikë.

Deri më tani, si pasojë e motit të keq kanë mbetur të vrarë dy shoferë në Karolinën e Veriut, një në Tenezi dhe një këmbësor në Merilend.

BELINDA KOKA ADEMI