Maqedoni

AP: Mbështetje financiare për punësim të personave me aftësi të kufizuara

22.01.2016 16:48

Agjencia për Punësim ka ndarë 69 vendime për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për punësimin e personave me aftësi të kufizuara...

Me ndihmën e programit qeveritar për punësimin e personave të kësaj kategorie, kompanitë do të mund t’i shfrytëzojnë mjetet e pakthyeshme apo ato mund t’i shfrytëzojnë edhe për vetëpunësim. 

“Sot janë shpërndarë mjete për 69 kompani të reja të cilat kanë aplikuar gjatë vitit 2015 për vetëpunësim të personave me aftësi të kufizuara, ndërsa deri më tani janë ndarë gjithsej 165 vendime për punësim të këtyre personave në shumë prej 140 milionë denarësh. Kanë mbetur edhe 76 kërkesa të tjera të cilat do të zgjidhen në muajin shkurt”- deklaroi drejtori i Agjencisë për Punësim, Vllatko Popovski.
 
Nga Agjencia për Punësim informojnë se kërkesat e miratuara të personave me aftësi të kufizuara kanë të bëjnë kryesisht me hapjen e marketeve të vogla të ushqimit, parukeri, prodhimtari, dyqane me shërbime për shtyp, bujqësi dhe ferma.
 
REXHEP QAMILI