Sportet E Tjera

Svindal më i miri në supersllallomin e madh

22.01.2016 16:53

Skijatori norvegjes Aleks Lund Svindal zuri vendin e parë me kohë për 1:11.79 minuta. Ai tregoi paraqitje shumë më të mirë se rivalët tjerë në shteg...

Svindal qe më i shpejt për 31 qindtat e sekondës se amerikani Andrew Weibrecht. Prandaj, Svindal dëshmoi edhe njëherë cilësitë e tija dhe arriti një fitore shumë të rëndësishme.
 
Ndërkaq, austriaku Hannes Reichelt u rendit i treti, por pati kohën më të ngadalshme për 42 qindta se i pari, ndërsa ishte më i mirë për 11 qindtat se i katërti, norvegjezi Kjetil Jansrud.
 
Dominik Paris nga Italia zuri vendin e pestë me kohë më të dobët për 72 qindtat se fituesi i garës. Svindal arriti fitoren e 32 në karrierë apo e shtata në edicionin e sivjetshëm.
 
Svindal udhëheq me 916 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, duke lënë pas austriakun Hirscher me 809 pikë. Në përgjithësi ishte një garë interesante e me rivalitet të madh.