Valls: gjendje emergjence deri në mposhtjen e ISIS-it
Franca do të mbajë në fuqi gjendjen e emergjencës deri në mposhtjen e grupit militant islamik ISIS, ka deklaruar kryeministri francez, Manuel Valls...

Gjendja e emergjencës u vendos pas sulmeve të 13 nëntorit në Paris dhe u vendos për 3 muaj, por kryeministri tha se ajo do të mund të vazhdojë pasi Policia franceze ka më shumë fuqi për të kryer kontrolle dhe për të vendosur arreste shtëpiake.
“Ne do të luftojmë ‘Shtetin Islamik’ kudo që të jetë dhe lufta që po bëjmë duhet të jetë totale, globale dhe e pamëshirshme”, ka thënë Valls.
Kryeministri francez gjithashtu paralajmëroi se kriza e emigrantëve po e vendos në rrezik të madh Bashkimin Evropian.
Valls tha se Evropa nuk mund të pranojë të gjithë refugjatët e krizave në Lindjen e Mesme, përndryshe shoqëritë evropiane do të destabilizohen plotësisht.
BELINDA KOKA-ADEMI
