Maqedoni
Dimitriev takon KShZ-në: me komunikim intensiv do të krijojmë kushte për zgjedhje
22.01.2016 17:36
Nëpërmjet komunikimit më intensiv midis qeverisë dhe KShZ-së do të mund që të tejkalohen problemet dhe të krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike...

Nëpërmjet komunikimit më intensiv midis qeverisë dhe KShZ-së do të mund që të tejkalohen problemet dhe të krijohen kushte për zgjedhje fer dhe demokratike, deklaroi para anëtarëve të KShZ-së kryeministri, Emil Dimitriev. Kreu i qeverisë së përkohshme priti në kabinetin e tij gjithë anëtarët e KShZ-së.
Gjithashtu në takim ishin të pranishëm edhe ministrat e qeverisë teknike. Kryeministri Dimitriev siguroi KShZ-në se ekzistojnë kapacitete që problemet të zgjidhen nga e para.
“Jam i bindur se nëpërmjet komunikimit më intensiv midis qeverisë dhe KShZ-së do të bëjmë kushte për organizimin e zgjedhjeve më 24 prill. Propozoj që komunikimin ta realizojmë nëpërmjet takimeve të tilla. Konsideroj se nëpërmjet kësaj forme do të kemi mundësi dhe mënyra më të mira që t’i zgjidhim problemet. Natyra e problemeve është e atillë që mund të zgjidhet. Unë besoj në kapacitet e bashkëpunëtorëve të mi, e di që edhe ju jeni në vijën e njëjtë për të dhënë maksimumin që zgjedhjet të organizohen në mënyrën më fer dhe demokratike”- deklaroi kryeministri, Emil Dimitriev.
Nga KShZ paraprakisht kumtuan se po presin prononcimet e partive politike mbi metodologjinë e miratuar mbrëmë për pastrimin e listës zgjedhore.
Sipas kësaj metodologjie parashikohet që pastrimi i listës zgjedhore të bëhet me kryqëzimin e të dhënave të votuesve nga 13 institucione.
Personat e dyshuar do të jenë objekt i kontrollit në teren. KShZ-së për përgatitjen e zgjedhjeve të parakohshme i nevojiten tetë milion euro.
MERAL ISMAILI
