Botë

Fronteks: Në vitin 2015 1,83 milionë kalime ilegale përmes kufijve të jashtëm të BE-së

22.01.2016 19:30

Agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e kufijve - Fronteks njoftoi sot se vitin e kaluar janë regjistruar 1,83 milionë kalime ilegale në kufijtë e jashtëm të BE-së...

Kjo është mbi shtatë herë më shumë se kalimet e regjistruara në vitin 2014, numri i së cilës ka qenë 238.500.
 
Numri real i migrantëve është më i vogël, sepse disa prej tyre disa herë i kanë kaluar kufijtë e jashtëm të BE-së, njoftoi agjencia Fronteks, selia e së cilës është në Varshavë.
 
Sipas Fronteksit, vetëm në Greqi dhe Itali vitin e kaluar kanë arritur 1.04 milionë migrantë, pesë herë më shumë se vitin paraprak. Në dhjetor të vitit të kaluar në territorin grek kanë arritur rreth 108 mijë migrantë ilegal, ndërsa në nëntor 150 mijë.
 
Ministrat e punëve të brendshme të vendeve të BE-së të hënën në Amsterdam, do të kenë takim jozyrtar, në të cilën do të diskutohet nëse do të vendoset kontroll shtesë në kufirin e zonës së Shengenit./mia