Botë
Merkel: Konflikti sirian nuk mund të zgjidhet pa Rusinë
22.01.2016 22:01
Përfaqësuesit e Qeverisë turke dhe gjermane gjatë konsultimeve të sotme në Berlin i shqyrtuan marrëdhëniet me Rusinë...

Përfaqësuesit e Qeverisë turke dhe gjermane gjatë konsultimeve të sotme në Berlin i shqyrtuan marrëdhëniet me Rusinë, deklaroi në konferencë për shtyp kancelarja gjermane, Angela Merkel.
"Biseduam për marrëdhëniet me Federatën Ruse. Qeveria e Turqisë kumtoi se bëhen përpjekje për fillimin e negociatave me Moskën, sepse është e qartë se pa Rusinë nuk mund të zgjidhet konflikti sirian", theksoi Merkel.
Kriza në marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë filloi pas incidentit më 24 nëntor të vitit të kaluar, kur aeroplani-gjuetar rus Su-24 M u rrëzua nga Aviacioni ushtarak turk.
Sipas pohimeve të Ankarasë, aeroplani e ka shkelur hapësirën ajrore turke, gjë që Ministria ruse e Mbrojtjes kategorikisht e mohon./mia
