Prej 25 deri më 29 Janar testimi ekstern
Prej 25 deri më 29 janar në shkollat e mesme të vendit do të zbatohet testim ekstern për nxënësit e viteve të fundit...

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime, për testim janë paraqitur 19, 931 maturantë të cilët do të testohen në dy lëndë.
Orarin me datat për dy testimet nxënësit e dinë prej 18 janarit, por në cilat lëndë do të testohen do të dinë tre ditë para ditës së testimit të lëndës konkrete. Sot janë publikuar në çdo shkollë lëndët për nxënësit të cilët do të testohen të hënën.
Rezultatet preliminare do të publikohen më 8 shkurt. Prej 8 deri 10 shkurt do të zgjat parashtrimi ankesave.
Para Vitit të Ri i janë publikuar pyetjet për të gjitha lëndët, ndërsa deri më 8 janar ka pasur mundësi për vërejtje, me çrast ishin parashtruar 306 vërejtje, 242 prej të cilave janë pranuar, 38 nuk janë pranuar ndërsa 25 janë vlerësuar të palogjikshme.
