Katër të vrarë nga të shtënat në Kanada

23.01.2016 12:58

Katër veta janë vrarë kur një person i armatosur ka hapur zjarr në një shkollë në provincën Saskaçeuen të Kanadasë...

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka thënë se të shtënat në shkollë kanë qenë ankthi më i keq i çdo prindi. Sulmuesi i dyshuar është dërguar në paraburgim.

Autoritetet kanë thënë se nuk do të zbulojnë identitetin e viktimave, derisa hetimet për sulmin janë në proces.

Kanadaja ka ligje më të rrepta për armët krahasuar me Shtetet e Bashkuara dhe të shtënat masive në atë vend janë relativisht të rralla.