Nga sivjet bashkëfinancim i inetersit për investimet e aprovuara IPARD
Bashkëfinancimi i interesit për investimet e aprovuara nga Programi IPARD, është masa e re që do të fillojë të realizohet sivjet, krahas atyre ekzistuese për mbështetje të të rinjve për fillim të veprimtarisë bujqësore, për ngritje të të mbjellave të reja shumëvjeçare, për furnizim të bagëtisë, amëza të bletëve dhe pajisje, për sisteme për ujitje pikë për pike...

Siç informojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndihma u dedikohet kredive të cilat kanë normë vjetore interesi deri më të shumti tetë për qind për investime të financuara nga IPARD-i jo më të larta se 500.000 euro.
Subvencioni është 50 për qind nga vlera e normës së interesit në nivel vjetor.
"Kjo masë do të realizohet pas miratimit të rregullores adekuate e cila është në fazë përgatitore. Bujqët, pas firmosjes së marrëveshjes për kredi me bankat, deri te Agjencia pagesore duhet të dorëzojnë kërkesë em dokumentacion për përmbushje të kushteve", shpjegojnë nga MBPEU-së.
