Ademi viziton Norvegjinë, arsimi interkulturor fokus i takimeve

23.01.2016 14:11

Thellimi i bashkëpunimit midis ministrisë së arsimit dhe shkencës të vendit dhe qendrës për dialog Nansen në Shkup në aplikimin e konceptit interkulturor ishte fokusi i takimit midis ministrit arsimit Abdilaqim Ademi dhe drejtorin e sektorit për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Norvegjisë Hakon Blankeborg...

Ministri Ademi gjatë këtij takimi të realizuar në Norvegji ka njoftuar Blankeborg se koncepti është pranuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe i njëjti paraqet dokument prioritar strategjik i cili do të përgjigjet pozitivisht në çështjen e ndarjes së shkollave përtej vijave etnike.

Gjithashtu sipas ministrit Ademi pretendohet që nëpërmjet këtij koncepti të përmirësohet cilësia në arsim në drejtim të trajnimeve për mësimdhënies, ndryshimet në tekstet shkollore si dhe në përmirësimin e kushteve për mësim.

Sipas Ademit nëpërmjet arsimit interkulturorë do të jepet kontribut i madh në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni duke u siguruar paqe dhe stabiliteti afatgjatë.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë, gjatë takimit u informuan se për zbatimin e konceptit për arsim interkulturor do të selektohen 10 shkolla të cilat do të transformohen tërësisht gjatë tre viteve.

Përmes Qendrës për Dialog Nansen - Shkup planifikohet që gjatë kësaj periudhe të trajnohen të gjithë mësimdhënësit, dhe drejtorët e 10 shkollave të selektuara se si duhet të implementohet koncepti dhe si duhet të punojnë sipas programeve për aktivitete interkulturore. Koncepti për arsim interkulturor konsidoerohet se do të jetë shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet ndëretnike, për paqe dhe stabilitetin në vend është shprehur Ademi.

Në kuadër të vizitës së Mbretërisë së Norvegjisë, ministri Ademi gjithashtu realizoi takim edhe me Tore Hatrem, Sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Mbretërinë e Norvegjisë. Gjatë takimit u bisedua për arsimin në përgjithësi, situatën politike dhe gjendjen me emigrantët. Në këtë takim gjithashtu u përmend edhe mbështetja Norvegjeze në disa lëmi, dhe se mbështetja në lëmin e arsimit është e një rëndësie të veçantë. (Meral Ismaili, TVM2)