OEVPM: Vazhdimi i krizës politike do të ndikojë negativisht në sektorin privat
Vazhdimi i krizës politike mund te do të ndikoje negativisht në ekonominë e sidomos tek komuniteti i biznesit ne vend, thona nga Oda Ekonomike Veriperendimore e Maqedonise...

Sipas Fatmir Bytyqit, drejtor i Pergjithshem i OEMVP-se efektet e para të kësaj krize do të ndjehen në fillim të verës.
Bytyçi me tej thote se në këtë situate jostabile politike, mjedisi i biznesit është i detyruar që të zvoglojë kapacitetet e saj dhe të prese zgjidhje sa me te shpejte krizes.
“Kjo situatë në të cilën ndodhemi, definitivisht do të ndikoje negativisht në komunitetin e biznesit, në sektorin privat, që do të thotë komuniteti i biznesit në një situatë të paqëndrueshme politike nuk do mund të marrë vendime zhvillimore. Komuniteti i biznesit në këtë rast është i prirur që të stagnon në minimum operacionet e tyre që të sheh se cila do të jetë zgjidhja eventuale pas një periudhe të caktuar” – deklaroi Fatmir Bytyçi, Drejtor Gjeneral në OEMVP.
Kjo gjendje ndikon gjithashtu qe edhe investitorët të hezitojnë për të investuar në Maqedoni, vlerëson drejtori Bytyçi.
“Investitorët e huaj do të hezitojnë në një situatë të tillë të investojnë, përveç atyre që më herët kanë sjell vendime për të investuar. Por, unë e shoh si negative për shkak se vendimet e tyre të mëparshme në këtë periudhë kohore mund të përdoren si karrem parazgjedhor i partive politike për të tjerët” – tha Fatmir Bytyçi, Drejtor Gjeneral në OEMVP.
Sipas OEMVP-së subjektet politike, institucionet dhe te gjithe faktoret e tjere relevant, gjithmone duhet të jenë më transparente qe permes konsultimeve te kontribuojne ne arritjen e dialogut mes komunitetit të biznesit dhe Qeverisë. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
