Paralajmerimet për bojkot të zgjedhjeve, Analistet:Partitë procesit t’i qasen me kujdes

23.01.2016 16:29

Duhet bindur deri në pikën e fundit të gjithë aktorët politik përfshi edhe subjektet që aktualisht nuk janë në përbërjen parlamentare se është krijuar ambijent i barabartë për të gjithë pjesmarrësit në zgjedhje...

Duhet bindur deri në pikën e fundit të gjithë aktorët politik përfshi edhe subjektet që aktualisht nuk janë në përbërjen parlamentare se është krijuar ambijent i barabartë për të gjithë pjesmarrësit në zgjedhje, vetëm në atë mënyrë i gjithë procesi politik i bazuar në Marrveshjen e Përzhinës do të kishte kuptimin e plotë në të kundërtën vendi do të futej në një krizë edhe më të thellë politike, vlerson analisti Naser Zyberi.

“Në qoftë se qeveria deri më 24 shkurt nuk bën përpjekje për ta azhuruar listen zgjedhore dhe nuk formon një ambijent mediatik  të kapshëm për të gjithë atëherë mendoj se zgjedhjet nuk do të jenë të plota për arsye se partitë politike opozitare edhe shqiptare edhe  maqedonase do ta bojkotojnë këtë proces zgjedhorë dhe në këtë rast kjo do të ishte rruga më e keqe e cila e çon Maqedoninë drejt një krize edhe më të thellë politike” – tha analisti, Naser Zyberi.

Ndërkohë profesori univerzitar  Arsim Sinani konsideron se të gjithë aktorët politik duhet t’i qasen me kujdes gjendjes së krijuar.

“Mendoj se duhet shihet me kujdes të kemi një konsenzus të gjërë dhe pastaj të futemi në një proces të rregullt dhe demokratik.  Kur flasim për paralajmërimet e bojkotimit të partive politike shqiptare që nuk janë pjesë të themi e parlamentit por edhe atyre që janë për shkak se kemi një, mendoj se është vendim i drejtë përshkak se mendoj së është pak e përshpejtuar mbajtja e zgjedhjeve dhe mendoj se duhet të ketë një konsenzus të gjërë” – u shpreh analisti, Arsim Sinani.

Sa i përket LSDM-së, Sinani thotë pozicioni i tyre është i njohur, ata janë përqëndruar në pastrimin e listës zgjedhore dhe reformat në fushën mediatike ndërkohë sipas Naser Zyberit e gjithë situata e krijuar do të qartësohet gjatë muajit shkurt kur edhe ka paralajmëruar vizitën e tij të radhës erurokomesari Johanes Han. (Naim Ramadani, TVM2)