Golden State vazhdon dominimin në NBA

23.01.2016 17:14

Golden State vazhdon të dhurojë spektakël dhe të dominojë në kampionatin amerikan të basketbollit...

Kampionët në fuqi të NBA fituan sërish, duke konfirmuar se nuk do ta dorëzojnë titullin. Uorriors bënë sërish një ndeshje të madhe duke mundur Indianën me 12 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 122-110. Njeriu i mbrëmjes ishte sërish Stefën Kerri. Lojtari më i mirë i sezonit të shkuar ndihmoi Golden Steti në këtë sukses, duke mbyllur ndeshjen e tij me 39 pikë, 12 asist dhe 10 topa të kapur në tabelë.

Nuk ndalet as Toronto, që dominon në Konferencën e Lindjes. Raptors kaluan lehtë Majemin me rezultatin e thellë 101 – 81. Pak histori në “Air Canada Center” ku Raptors treguan të gjithë supermacinë e tyre, duke kryesuar që në periodën e parë. Lojtari më i mirë ishte DeRozan, që shënoi 33 pikë për skuadrën kanadaze që zyrtarizohet si rivlja kryesore e Golden State në këtë sezon të rregullt të NBA.

Larg emrit të madh vazhdon të jetë Los Angeles Lakers. Megjithëse me Kobi Brajant në fushë, skuadra kaliforniane u dorëzua përballë San Antonios. Manu Xhinobili ishte udhëheqësi i Spërsave. Basketbollisti argjentinas ndihmoi skuadrën e tij me 20 pikë, 4 asist dhe 4 topa të kapur në tabelë.  I njëjti diskutim vlen edhe për Çikago Bulls, që regjistruan një tjetër humbje, duke u dorëzuar në shifrat 1010-101 kundër Boston Sëlltiks.