Liverpool fiton ndeshjen e “çmendur” në Angli

23.01.2016 17:22

Spektakël dhe gola në “Carrow Road” ku një Liverpool me dy fytyra është kthyer te fitorja në kampionatin anglez pasi ka mundur 5-4 Norwich-in në transfertë...

Ka qenë Firmino që ka zhbllokuar ndeshjen pas 18 minutash lojë. Braziliani ka mposhtur portierin Rudd me një goditje diagonale të saktë.

Reagimi i vendasve ka ardhur 11 minuta më pas, me Mbokanin që ka realizuar një gol spektakolar duke befasuar mbrojtjen dhe portierin e “Të Kuqve” me një goditje me thembër.

Në të 41-ën Norwich ka përmbysur gjithçka dhe ka kaluar në avantazh 2-1 falë një goli të Naismith, i cili ka finalizuar një aksion të bukur të ekipit. Pjesa e dytë ka filluar me një tjetër gol të vendasve, që kanë çuar shifrat në 3-1 me një penallti të Hoolahan.

Një minutë më vonë lojtarët e Klopp kanë ngushtuar diferencat në 3-2 me Henderson. Firmino, lojtari më i mirë i “Të Kuqve”, ka barazuar gjithçka në minutën e 63-të, paRa se mbrojtja e “Kanarinave” t’i dorëzonte topin mesfushorit James Milner, i cili nuk ka gabuar vetëm për vetëm me portierin, duke çuar rezultatin në 3-4.

Por, kur të gjithë mendonin se gjithccka kishte mbaruar, Norwich ka barazuar në minutën e 93-të Bassong dhe dy minuta më vonë Lallana i ka dhuruar një fitore të çmendur Liverpool-it dhe festë të madhe të mysafirëve dhe trajnerit të tyre Jurgen Klopp.