Aus Open: Te meshkujt pa befasi, te femrat eliminohet Muguruza
Favoritët nuk hasën në vështirsi të mëdha, në ditën e gjashtë të gren slemit të parë të vitit në tenis, Australian Open...

Bartësi I dytë I turneut, Andy Murray, ndaj portugezit Sousa, u mundua vetëm në setin e dytë, të cilin e humbi, derisa në të tjerët dominoi plotësisht dhe vazhdoi më tutje, në raundin e katërt. Aty, pa humbur set u plasua edhe favoriti i katërt, Stan Wawrinka. Zvicërani, u vu në sprovë vetëm në setin e tretë të sfidës ndaj tenistit çek, Rosol. Pa set të humbur, më tutje vazhdon edhe favoriti i tetë, spanjolli David Ferrer, ndërsa në raundin e katërt janë plasuar edhe Tomic, Monfils, Kuznetsov, Isner dhe Raonic.
Për dallim prej meshkujve, te femrat ndodhi surpriza më e madhe deri më tani, pasi jashtë garave mbeti favoritja e tretë, Garbin Muguruza. Spanjollja, për vetëm një orë e tetë minuta lojë, u deklasua me 2-0 në sete, nga çekja Barbora Strycova, e cila në rangimin aktualisht të WTA, pozicionohet në vendin e 48-të. Bartëse tjetër që u eliminua sot, ishte Karolina Pliskova.
Çekja, favorite e nëntë, në dy sete u befasua nga rusja Ekaterina Makarova. Nga ana tjetër, probleme nuk kishte bartësja e shtatë, gjermanja Angelica Kerber, që eliminoi amerikanen Brengle. Më tutje, vazhduan edhe Azarenka, Konta, Beck, Zhang dhe Keys. (Mustafa Ademi, TVM2)