Useini, Abdulla dhe Imeri i filluan stërvitjet me Renovën

23.01.2016 17:38

Skuadra e Renovës ka nënshkruar me tre ishfutbollistët e Shkëndijës, mesfushorin Muhamet Useini, mbrojtësin Xhelil Abdulla dhe mesfushorin Demir Imeri, njoftojnë nga klubi bardhekaltër...

Këta të funditi kanë pohuar për “Lajm” se kjo treshe e futbollistëve ka marrë pjesë në seancën e sotme stërvitore, duke qenë nën urdhrat e trajnerit Qatip Osmani.

Edhe mesfushori Useni ka treguar për gazetën se ka firmosur me xhepçishtasit.

“Po, kam nënshkruar me Renovën dhe shpresoj se do të jap maksimumin për të arritur ambiciet e klubit”, ka thënë Useini.

Renova është e interesuar edhe për një sulmues.