PDSH bëhet gati për zgjedhje, zgjedh Azem Sadikun kryetar të shtabit qendror zgjedhor

23.01.2016 19:08

Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjen e sotme në përbërje të zgjeruar ku morën pjesë edhe kryetarët e degëve zgjodhi Kryetarin e shtabit qendror zgjedhor si dhe anëtarët e shtabit...

Për kryetar të shtabit qendror zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2016, Kryesia Qendrore zgjodhi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Shqiptare, Azem Sadiku.

Me këtë rast Kryetari i Shtabit Qendror Zgjedhor, Azem Sadiku për mediat deklaroi: “Ne kemi marrë garanca të forta nga ndërkombëtarët, sidomos nga komisionari për zgjerim Johanes Han se zgjedhjet do të jenë të pranueshme vetëm atëherë nëse ata do të jenë korrekte dhe demokratike. Dalim në këto zgjedhje për shkak se nuk duam të biem në kurthin e atyre që preferojnë bojkotimin e zgjedhjeve, sepse në të njëjtën kohë ata kanë krijuar me dhjetëra partia të vogla të ashtuquajtura shqiptare, që do të jenë të gatshme që ti zgjedhin në qoftë se ne do të shkonim në bojkotimin e zgjedhjeve” deklaroi pas zgjedhjes shefi i shtabit zgjedhor te PDSH-se Azem sadiku.