"Fajnenshëll Tajms": BE-ja planifikon "çimentim" rë kufirit Greqi-Maqedoni
BE-ja planifikon ta "çimentoj" kufirin midis Greqisë dhe Maqedonisë që ta ndërperë ardhjen e mëtejshme të refugjatëve përmes "trasesë ballkanike" drejt evndeve të Evropës Perëndimore, shkruan londinezja "Fajnenshëll Tajms"...

Tani për tani nuk ka të dhëna se si do të realizohej një operacion i këtillë, por prej më herët paralajmërohet se jashtëzakonisht do të përforcohet kontrolli në këtë kufi, jo vetëm me forcat kufitare të së dy vendeve fqinje, por ehde me forca policore nga vendet e BE-së.
Sipas këtyre informatave, nuk përjashtohet mundësia që në kufirin greko-maqedonas edhe të vendoset gardh teli.
Para dy ditësh, nevojën për "bllokim" në kufirit jugor të Maqedonisë, e theksoi edhe kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili gjatë vizitës në Lubjanë, deklaroi se BE-ja do të duhet t'i "çimentoj" kufijtë e Maqedonisë dhe Bullgarisë me Greqinë, që të qetësohet fluksi i refugjatëve në BE.
Gazeta londineze transmeton një deklaratë të kryeministrit grek Aleksis Cipras, i cili planet e këtilla të Unionit, drejtëpërdrejtë, nuk i dënon përveç që vëren se Athina druan se bllokimi i kufirit me Maqedoninë do të krijojë "gropë të zezë" refugjatësh në rajonin kufitar edhe në Greqi.
Planin e këtillë e mbështesin jo vetëm Brukseli dhe Hungaria e cila e para u prononcua për një hap të këtillë, por edhe vendet e tjera të "trasesë ballkanike" posaçërisht pasi që, disa vende-anëtare të zonës së Shengenit, përkohësisht e suspenduan marrëveshjen dhe vendosin kontroll ndërkufitar, ndërsa të tjerët i "çimentojnë" kufijtë drejt fqinjve.
Refugjatët, ndërsa midis tyre, janë më shumë migrantë ekonomik nga Siria dhe vendet e tjera në rajon, vazhdojnë të transferohen në ishujt në Greqi, afër bregut turk, pa ndonjë angazhim të veçantë të autoriteteve në Turqi që të ndërpritet fluksi i njerëzve drejt Evropës. (mia.mk)
