Tetovë, pasojat nga vërshimet e verës, Banorët: Punët kanë ngecur në pikën e fillimit
Në fshatrat e Tetovës vërehen ende gjurmët e vërshimeve të verës, megjithëse që nga ajo kohë kanë kaluar disa muaj....

Edhe përkundër punimeve të kryera, në shumë rajone ende shihet se rrugët e shkatërruara nga ajo ditë , akoma nuk janë rregulluar.
Banorët ankohen se mosrregullimi deri tani I kësaj rruge si dhe dëmtimi I kanalizimeve në këtë zonë, pengon që ata të kryejnë punët e tyre të përditëshme e të lëvizin lirshëm.
Pranë kësaj rruge të dëmtuar në Recicë, ndodhet e ashtuquajtura zona e zanatcinjve, të cilët gjithashtu ankohen se puna u ka rënë ndjeshëm pikërisht për shkak të infrastrukturës së shkatërruar rrugore. Banorët thonë se që nga vërshimet e 3 gushtit, pa pastruar ka mbetur edhe dheu tek ish Tregu i kafshëve.
“Prej me 4 Gusht, asnjë lëvizje, sot nesër nuk ka lëvizje . U pastrua një herë i dhanë një jehonë pastruan cka pastruan në moment sic e shiheni nuk ka ndryshim . Askush nuk pyetën se a kemi ne punët . Infrastruktura në moment është si kjo rruga, si te ish Tregu i kafëshve apo zona e zanatçinjve , kjo ka punuar 99 % po tani asnjë veturë nuk mund të hyjë këtu”.
“Kjo rrugë si e shihni ashtu ka ngelur, sepse nuk ka organizim ato cka na premtuan, i mblodhën të hollat dhe shikuan punën e tyre. E shikon ish Tregun e kafësheve na premtuan se do të pastrojnë në fillim të javës kurrë përfunduan punë e ndaluan dhe as gjë s’u bë .. Sic e shifni ju asnjë herë s’presim të behët pa mos filluar të punohet unë nuk besoj”.
“Prej ditës që ka ndodhur deri sa ishte ushtria kanë punuar dicka mirpo nga ajo ditë deri më sot vetëm kanë ardhur me pa dhe as një tjetër nuk kanë bërë. Si pikë e parë dheun që larguan nga vërshimet nga shpitë e vendosën në ish Tregun e kafshëve Është dashur të largojnë ato aty e kanë lënë ende. Siç e shiheni edhe ju vetë nuk ka mundësi të ngjitet ndonjë veturë që është me e ulët në këtë rrugë, këtu vetëm një inciativ e morën me pastrua kanalin sic duket” – thanë disa nga banorët e intervistuar nga TVM2.
Por edhe pse situate kërkon intervenim të menjëhershëm, nga komuna nuk mund të intervenojnë në këtë moment pasi kushtet klimatike nuk lejojnë që këtu të vazhdojnë punimet.
“Ndodhemi në Reçicë të vogël, në rrugën ku më së shumti pësoi nga vërshimet e 3 gushtit , mirëpo muaji mars do të jetë muaj i shpresës, pasi komuna e Tetovës ka përpiluar një plan i cili pritet që në pranverë të realizohet”.
Komuna: Nuk lejojnë kushtet klimatike, në Mars rifillojmë punimet në infrastrukturë
Kompetentët thonë se punët i kanë filluar me pastrimin e shtratit të lumit e më pas do të vazhdojnë edhe me pastrimin e pjesëve të tjera.
“Ata janë projekte pra që mund të themi përfshihen tek projektet afatshkurta . Me përmirësimin e kohës në pranverë projekti do të vazhdojë dhe menjëherë do të nisim të intervenojmë Pra flitet për rrugën ku do të bëhett bekatonizimi i asaj pjese, dhe një pjesë pra sipër gryka e përroit do të ketë gypa aty dhe ata gypa do të mbulohen me material dhe me tampon . Aty kemi nis me punët , pra disa gypa janë vendosur dhe ka mbete të përfundoj ajo pjesë, kurse me bekatonizimin e këtyre pjesëve do të nisim në pranverë” – tha Isen Demiri, Drejtues i sektorit për rrugë dhe tokë ndërtimore.
Pranverën po e presin edhe vendbanime të tjera që pësuan nga vërshimet e 03 gushtit.
Me përmirësimin e kohës premtojnë autoritete, do të rifillojë rregullimi i infrastrukturës dhe kthimi I saj në gjendjen paraprake. Për këtë madje komuna e Tetovës në bashkëpunim me UNDP-në , arritën një marrëveshje këtë javë që urgjentisht të bëhet një Plan aksionar i sublimuar, në të cilin do të merren parasysh vlerësimet nga komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, Plani aksionar do të jetë bazë për paraqitje para donatorëve të vendit dhe atyre ndërkombëtar për sigurimin e mjeteve për mënjanimin e pasojave nga vërshimet e gushtit dhe për zvogëlimin e rrezikut nga katastrofat natyrore të këtilla në të ardhmen si dhe do të përmbajë edhe prioritet të masave, duke pasur parasysh shumën e mjeteve që janë të nevojshme për realizimin e tij. (Visar Sadiki, TVM2)
