Pegida mbledh “aleatët”, valë protestash antiemigrantëve në BE
Grupet, nga shtete të kontinentit të vjetër që ndajnë mes tyre të njëjtën mendësi, firmosën një deklaratë ne Çeki, ku bien dakord për protesta të përbashkëta në muajin shkurt...

Kryefjala e takimit të tyre ishte paralajmërimi ndaj atij, që e shohin si rrezikun më të madh të momentit: pushtimin islamik të Europës.
Një nga aktivistet më të zëshme të “Pegida”-s, Tatjana Festerling kritikoi politikat e Berlinit e në konferencën e mbajtur në Roztoky, pranë kryeqytetit çek, Pragë, e cilësoi Gjermaninë “rrëfenjën e një paralajmërmi për BE-në, shembullin që u tregon vendeve të tjera anëtare se çfarë mund të shkojë keq, kur një shtet iu hap emigrantëve dyert e tij, “Kancelarja Merkel po shton shumë numrin e meshkujve në Gjermani.
Pjesa më e madhe e atyre 1,1 milionë emigrantëve që mbërritën vitin e kaluar ishin burra e djem”, tha Tatjana Festerling, aktiviste e “Pegida”-s. Mikpritësja e takimit të Roztokit ishte partia çeke Usvit (Agimi) si dhe një lektor universitar, Martin Konvicka, drejtues i grupimit lokal të ekstremit të djathtë, blloku kundër islamit.
Organizatat e antiemigracionit nga shtete të ndryshme të BE-së vendosën zhvillimin e një vale protestash më 6 shkurt, duke e cilësuar këtë datë si “ditën e patriotëve europianë”.
Tubimet do të mbahen në fortesën e “Pegida”-s në Dresden, Pragë, Varshavë e qytete të tjera europiane.
