Kongresi i 7-të i PPD-së, Faton Aliti emërohet kryetar i partisë
Partija për Prosperitet Demokratik nis konsolidimin e saj...

Në kongresin e shtatë të mbajtur, zgjodhi Faton Alitin kryetar të partisë. 136 delegatët e pranishëm bënë ndryshime dhe plotësime në statutin e partisë, zgjodhën anëtarët e kuvendit qendror dhe komisioneve partiake.
Kreu i partisë Faton Aliti tha se skena politike në vend ka nevojë për PPD-në të cilën ai e cilësoi si akademi politike për shqipëatrët e vendit. Aliti tha se do të angazhohet që me sinqeritet dhe transparencë të luajë rolin e opozitës së zëshme për të çuar proceset përpara.
“PPD-ja në vazhdimësi e ka patur dhe e kapër synim që të jetë e hapur dhe do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjitha forcat politike me frymë opozitare. Ëhstë kohë e fundit që dnryshimet të ndodhin dhe ato do të ndodhin dhe për këtë synim PPD-ja do të angazhohet të luajë rolin opozitar me të gjitha strukturat e saj në gjithë territorin e Maqedonisë” – deklaroi kryetari i PPD-së, Faton Aliti.
Aliti bërri thirje deri tek anëtarësia që të vazhdojë aktivitetin e degëve për konsolidimin edhe të mëtutjeshëm të partisë në çdo cep të Maqedonisë. Në kongres u mirata deklaratë sa i takon zgjedhjeve të parakohshme. U tha se se PPD nuk do të mer pjesë në zgjehdjet e 24 prillit në mungesë të kushteve. PPD kërkon që zgjedhjet të shtyhen derisa të bëhet pastrimi i listave zgjedhore dhe të zgjidhet çështja e mediave. (Meral Ismaili, TVM2)
