Gruevski, me 24 Prill vjen dënimi dhe hakmarrja e popullit

24.01.2016 17:24

Kaloi një vit ku dikush duke e shfrytëzuar LSDM-në dëshironte që në mënyrë tepër të keqe dëshironte ta prish VMRO-DPMNE-në...

Kaloi një vit ku dikush duke e shfrytëzuar LSDM-në dëshironte që në mënyrë tepër të keqe dëshironte ta prish VMRO-DPMNE-në, për ta destabilizuar Maqedoninë dhe ta ndryshoje sipas interesave të tyre, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në fjalimin e tij vjetor para konfernecës së grave të VMRO-DPMNE-së.

“Gjithçka e përgatitur në mënyrë të shkëlqyeshme, por ashtu si morëm vesh nuk ekziston një krim i përkryer.  Në këtë rast, mungonte një finesë serioze, e cila si shumë herë në histori u tregua si kyçe për mbijetesën tonë, të cilën e kanë harruar ose në dorë më të vogël e kanë nënvleftësuar, e ajo është populli, populli i Maqedonisë.  Sado që në fillim dikë shkurt e hutuan, befasuan, dikujt i krijuan mjegull para syve, populli, më shpejtë se të gjitha pritet e kuptoi qartë këtë lojë të fëlliqur dhe e hodhi poshtë” – tha Kryetari i VMRO–DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, theksoi se me 24 prill, vjen dënimi dhe hakmarrja e popullit, vijnë pesë minutat e tij.

“Ajo është dita kur ky popull, populli i Maqedonisë ndaj të gjithëve do të tregoj se kush është kush në këtë shtet, gjegjësisht i kujt është ky shtet. Në muajin prill, populli i Maqedonisë do ta kthej pushtetin e marr pjesërisht edhe përmes votimit masiv në vota do t`i përzë funksionarët e mbjellë artificialisht dhe do të jap disa porosi”, deklaroi Gruevski.  (Besim Abdullahu, TVM2)