Pastrimi i listës zgjedhore, LSDM s’heq dorë nga pastrimi në teren i listës
LSDM nuk heq dorë nga pastrimi në teren i listës zgjedhore, ashtu siç u dorëzua nga pastrimi aktiv...

Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së tha se zgjidhje parciale nuk mund të çojnë drejt pastrimit të plotë të listës së votuesve. Shilegov tha se pret nga VMRO - DPMNE dhe BDI që në kuadër të grupeve të punës të japin kontributin e tyre për definim të metodologjisë.
“LSDM pret qasje të sinqertë nga VMRO – DPMNE dhe BDI-së në kuadër të grupeve të punës si do të mund që të definohej metodologjia që KSHZ përfundimisht të fillojë me procedurën e pastrimit të listës zgjedhore. Zgjidhja parciale nuk mund të çojë deri tek pastrimi i plotë i listës zgjedhore, me çka u vu në pikëpyetje kredibiliteti i zgjedhjeve të cilat sipas gjitha gjasave nuk do të mund të mbahen më 24 prill“ – tha zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Para disa ditësh KSHZ miratoi metodologji që listat zgjedhore të pastrohen sipas të dhënave nga 13 institucione. Atje ku do të ketë emra të dyshimtë të dilet në teren dhe të bëhen kontrolle. Kjo u pranua nga VMRO dhe BDI, ndërkaq LSDM e kundërshtoi.
Pastrimi i listës zgjedhore dhe reformat në media janë dy çështjet kyçe të pa përfunduara nga marrëveshja e Përzhinës. Bisedimet e grupit punues mbi këto çështje nuk u zhvilluan dhe nuk dihet se kur do të vazhdojnë. (Meral Ismaili, TVM2)
