Kristoffersen triumfon te meshkujt, Vonn sërish te femrat

24.01.2016 18:57

Norvegjezi Henrik Kirstoffersen vazhdon me paraqitjet e shkëlqyeshme dhe befasitë e njëpasnjëshme në sezonin e sivjem te meshkujt..

21 vjeçari, regjistroi triumf të ri, kësaj rradhe në sllallomin në Kitzbuehel të Austrisë, duke korrur gjithsej fitoren e nëntë në karierën e tij, të pestën sivjet, me kohë të përbashkët prej 1:43.96.

Rivaliteti ishte I madh në këtë garë, mes dy teknikëve më të mirë aktualisht në botë, fituesit dhe Marcel Hirscherit, por austriaku në fund u ndal në pozitën e dytë, me ngecje minimale prej vetëm tre të qindtat. Në piadestal u ngjit edhe Fritz Dopfer nga Gjermania. Me këtë triumf, Kristoffersen e ka thelluar epërsinë në rënditjen e sllallomit, ndaj të dytit Hirscher dhe tani ka 160 pikë më shumë se austriaku. Në plasmanin e përgjithshëm, prinë edhe më tutje Aksel Lund Svindal, I cili pas një lëndimi, prej dje mbylli sezonin. Ai, ka vetëm 27 pikë më shumë se Hirscher.

Te femrat, pas fitores së djeshme në lëshim, amerikanja fantastike Lindsey Vonn, regjistroi fitore në Cortina d`Ampezzo të Italisë, kësaj rradhe duke triumfuar në Super G, për fitoren e saj gjithsej të 75-të në Kupën e Botës. 31 vjeçarja, dominoi sërish, në një disiplinë tjetër të shpejtë, duke triumfuar me kohë më të mirë prej 1:26.55, apo gjithsej 69 të qindtat më shumë se ndjekësja më e afërt, Tina Weirather nga Lihteshtajni.

Në podium u ngjit edhe gjermanja Viktoria Rebensburg, e cila kishte ngecje më të madhe se një sekondë ndaj fitueses. Me këtë triumph, tani Lindsey Vonn me plotë meritë morri kryesimin sa I përket rënditjes së përgjithshme te femrat dhe prej sot prinë me 900 pikë të tubuara, 45 më shumë se liderja e deridjeshme, Lara Gut nga Zvicra. Vonn është e para aktualisht edhe në Super G, me 300 pikë, plotë 130 më shumë se e dyta Cornelia Huetter. (Mustafa Ademi, TVM2)