Nuk mjafton vetëm Lebron

24.01.2016 19:01

Clevelandit nuk i ka mjaftuar LeBron James, për të shënuar fitore ndaj Chicagos...

Trajneri i Cavs, Lue, debutoi me humbje, pasi Bulls ishin më të forte dhe fituan me 96-83.

Pau Gasol ishte i jashtëzakonshëm, me tripell dabell prej 25 pikë, 10 kërcime e 6 asistime, duke ia siguruar fitoren Chicagos ndaj mbretit James, i cili për pak nuk shënoi dyshifror të trefishtë.

Atlanta pa Millsap u ndal befasisht në Phoenix, ku dominoi Chandler dhe ku loja u vendos në sekondat e fundit nga koshi i Goodwin, per fitore te Suns me 98-95.

Lojë të mirë shfaqën edhe Pelicans, që e mbyllën ndeshjen duke i mundur Bucks bindshem me 116-99, me se shumti fal gjuajtjeve per tri pike.