Aus Open: Pa befasi te meshkujt dhe femrat

24.01.2016 19:05

Favoriti i parë për fitore te meshkujt, Novak Djokovic, u mundua më shumë se që u prit në raundin e katërt të garave, ndaj francezit Gilles Simon...

Në një meç që u luajt në pesë sete dhe zgjati katër orë e gjysmë, bartësi I parë në fund arriti të triumfoj me vështirsi dhe rezultat prej 6-3, 6-7, 6-4, 4-6 dhe 6-3. Në raundin e ardhshëm, Djokovic do të takohet me japonezin Kei Nishikori. Bartësi i tretë i turneut, nuk pati probleme në raundin e katërt, duke mundur një rivalë të denjë si Jo Tsonga, me 3-0 në sete. Nga ana tjetër, palën tjetër çerekfinale e përbëjnë Roger Federer dhe Tomas Berdych.

Zvicërani, bartës I tretë sivjet, dominoi plotësisht në sfidën ndaj belgut David Gofan, duke e mundur bindshëm me 3-0, për çerekfinalen e tij të 47-të nëpër gren slem turnet. Në xhiron e ardhshme, fituesi i katërfishtë në Aus Open, do të takohet me çekun Tomas Berdych, I cili me shumë vështirsi dhe në pesë sete, arriti të mposhtë Roberto Bautista Agutin.

Edhe te femrat, katër favoritet kryesore që u paraqitën sot, arritën të plasohen në çerekfinale. Nga ato, më bindësja ishte bartësja e parë, Serena Ëilliams, e cila për më pak se një orë lojë, arriti të deklasoj rusen Gasparyan. Në raundin tjetër, fituesja e gjashtëfishtë do të takohet me rusen Maria Sharapova, e cila me 2-0 në sete, 7-5 dhe 7-5, eliminoj zvicëranen Belinda Bencic. Palën tjetër çerekfinale e përbëjnë Agneska Radëanska dhe Suarez Navarro. Tenisja nga Polonia në dy sete mundi gjermanen Friedsam, ndërsa spanjolla triumfoj ndaj vendases Gavrilova. (Mustafa Ademi, TVM2)