Afera e patentë shoferëve, Spasovski: Nd. ministri nuk ka denoncuar rastin

24.01.2016 19:45

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski pronocohet mbi aferën e patentë shoferëve...

Spasovski thotë se edhe përkundër përgjigjes nga kompania gjermane ka publikuar gjetjen e 70 mijë formularëve për patent shoferi me gabime në depot e policisë pasiqë persona përgjegjës në ministri kanë heshtur edhe pse kanë pasur njohuri për rastin.

Sipas Spasovskit ndihmës ministri është deshur të informojë me kohë për rastin e jo të hesht.

“Ekziston dyshim serioz tek unë se pse të punësuarit në MPB nuk kanë reaguar nga 26 dhjetori kur formularët janë pranuar në ministri e deri më 14 dhjetor atëherë kur edhe janë gjetur. Ndërkaq reagojnë ditën e ardhshme. Edhe kontrolli i brendshëm me të gjitha mekanizmat e mundshme do të analizojmë rastin. Më e rëndësishme është që janë gjetur këto formularë dhe nuk do të dërgohen jashtë MPB-së dhe eventualisht të keqpërdoren” – tha ministri i MPB-së, Oliver Spasovski.

Para dhjetë dite ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski në një konferencë për media tha se në deponë e MPB-së janë gjetur 70 mijë formularë duplikat për patentë shoferi. Ai pat deklaruar se dyshon që me këto dokumente pesonale mund të jetë bërë keqpërdorim i identitetit të qytetarëve.

Ndërkaq dje VMRO-DPMNE thiri ministrin Spasovski të përgjigjet përse ka shkaktuar skandal kur paraprakisht kompania gjermane e cila ka shtypur patentat ka konfirmuar gabimet. (Meral Ismaili, TVM2)