Maqedoni
Mot me ngrica dhe i ftohtë
25.01.2016 09:00
Pothuaj i gjithë territori i Maqedonisë është kapluar nga një valë e të ftohtit, në vendet malore me reshje bore, ndërsa në lugina me ngrica dhe temperaturë nën zero..

Vetëm në Gjevgjeli temperaturat janë mbi zero gradë celsius. Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa.
Për shkak të temperaturave të ulëta, në vendet më të larta malore dhe nën hije ka mundësi për paraqitjen e ngricave, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Prej atje rekomandojnë kujdes të jashtëzakonshme në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Gostivar-Mavrovë, Demir Kapi-Udovë, Koçan-Dellçevë, Vinicë-Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
Nga LAMM përkujtojnë se nga 15 nëntori 2015 hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016.
