Maqedoni

Në vendet më të larta malore dhe nën hije ka mundësi për paraqitjen e ngricës

25.01.2016 09:13

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje, nëpër rrugë të lagështa...

Për shkak të temperaturave të ulëta, në vendet më të larta malore dhe nën hije ka mundësi për paraqitjen e ngricës, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
 
LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes të veçantë, nevojitet në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.
 
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nuk ka qëndrime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Mia