Maqedoni

Fillon testimi ekstern i maturantëve

25.01.2016 09:31

Në shkollat e mesme prej sot e deri më 29 janar do të zbatohet testim ekstern për nxënësit e viteve të fundit në arsimin e mesëm...

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore për Provime (QSHP), për testim janë paraqitur 19,931 maturantë të cilët do të testohen në dy lëndë. Orarin me datat për dy testimet nxënësit e dinë prej 18 janarit, por në cilat lëndë do të testohen do të dinë tre ditë para ditës së testimit të lëndës konkrete. Rezultatet preliminare QSHP do t'i shpallë  më 8 shkurt. Nga data 8 deri më 10 shkrut do të zgjasë dorëzimi i ankesave.
 
Për maturantët janë përfshirë 1.662 lëndë. QSHP para Vitit të Ri i ka publikuar pyetjet për të gjitha lëndët (për të gjitha drejtimet në arsimin gjimnazist, profesionale dhe artistik). Deri më 8 janar ka zgjatur mundësia që të shkruhet koment, respektivisht të paraqiten gabimet në pyetjet. prej 306 komenteve të parashtruara, 242 janë pranuar, 38 jo dhe 25 ishin të palogjikshme./Mia