Botë

Kerry: 48 orëshi qartëson situatën në Siri

25.01.2016 12:06

Sekretari amerikan i shtetit, Xhon Keri, shfaqi shpresë se për 24 deri më 48 orë gjithçka do të sqarohet rreth negociatave paqësore për Sirinë...

Supozohet se negociatat do të fillojnë sot në Gjenevë, por ato u shtynë "për disa ditë" për shkak të mospajtimeve lidhur me përbërjen e delegacionit të opozitës siriane.

Keri, gjithashtu, theksoi se dakordohet me përfaqësuesin e KB-së për Sirinë, Stefan de Mistura, se "nuk duhet të dërgohen ftesa për negociatat para se të gjitha pjesët nga mozaiku të vendosen".