Botë
Tërmet 6.3 ballë në Spanjë, nuk ka viktima, vetëm dëme materiale
25.01.2016 15:01
Spanja është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.3 gradë të shkallës Rihter...

Sipas informacioneve të para, nuk ka viktima apo dëme të mëdha në të gjithë bregdetin jugor të vendit, teksa epiqendra e tërmetit ishte rreth 162 kilometër në juglindje të Malagas.
Sipas Institutit Gjeografik Kombëtar të Spanjës, tërmeti u pasua me 6 tronditje të tjera me fuqi më të vogël. Shërbimet e Emergjencës në jug të Spanjës deklaruan se kishin marrë rreth 250 telefonata nga banorët e alarmuar.
Tronditjet janë ndjerë në të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe në qytetet si Malaga, Cordoba, Sevilje dhe Granada.
Tërmeti ka prekur edhe Melilan, enklavë spanjolle në bregun maroken, ku shërbimet e emergjencës thanë se kishin marrë 200 telefonata. Raportohet se në këtë zonë ka dëmtime të banesave dhe shkollat janë mbyllur sot.
GAZMEND REXHEPI
