Këshilli i Investuesve të Huaja: të rritet kualiteti i shërbimeve dhe prodhimeve
Pagat bruto në zonat zhvillimore industriale teknologjike nuk kanë diferencë të madhe nga pagat bruto në nivel të Maqedonisë, vlerësojnë nga Këshilli i Investuesve të Huaja sot pranë Odës Ekonomike...

“Paga neto në nivel të Maqedonisë në ato zona industriale është 17.555 denarë, derisa në zona tjera është 16.143 denarë. Në këtë shumë të punësuarit marrin plus 5.000 denarë në muaj nëse nuk u sigurohet ushqimi dhe transporti”- tha Vllatko Stojanovski nga Këshilli i Investuesve të Huaja.
Nënkryetarja e Këshillit të Investuesve të Huaja, Irena Jakimovska, plotësoi se që të ruhet fuqia e punës, e cila veçanërisht gjendet në periudhën shumë të rëndë, nga interesi i kompanive është të sigurojnë rrogë.
“Të rritet kualiteti i shërbimeve dhe prodhimeve që kompanitë vendore i plasojnë dhe duhet t’i plasojnë për nevojat e kompanive të huaja. Në atë mënyrë indirekt do të ndikojnë në rritjen e numrit të punësuarve në rritjen e nivelit të eksportit të retromaterialeve dhe shërbimeve drejt Evropës dhe rritjes së vlerës së shtuar”- tha nënkryetarja e Këshillit të Investuesve të Huaja, Irena Jakimovska.
Gjithashtu Jakimovska tha se proceset e punës së kompanive dhe eksportet aspak nuk janë ngadalësuar për shkak të zgjedhjeve të paralajmëruara në prill. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
